Shumë prej nesh e kemi dëgjuar dikë të thotë “lotët e krokodilit”.

Kjo frazë është sinonim i sjelljes hipokrite dhe pikëllimit të pasinqertë, transmeton portal arbresh.info

Këtë frazë e përdorim kur dikush tregon dhembshuri dhe ndjeshmëri të rreme, por në fakt i gëzohet fatkeqësisë së tjetrit.

Por pse pikërisht “lotët e krokodilit”?

Shpjegimi është jashtëzakonisht interesant: domethënë, krokodilët janë grabitqarë të rrezikshëm dhe gjakatarë, të cilët sigurisht nuk qajnë nga pikëllimi për “viktimat” e tyre.

Por si është e mundur që ata derdhin lot?

Teksa gllabëron prenë e tij, krokodili në mënyrë refleksive derdh lot të mëdhenj, sepse ata i kanë në kontakt të ngushtë gjëndrat e lotit dhe pështymës.

Ndërsa sekreton pështymë për të gëlltitur gjahun e tij, lotët u dalin automatikisht./arbresh.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here