6.1 C
Pristina
Tuesday, May 17, 2022
Home KURIOZITETE Aristokracia e Putinit/Gjërat në histori përsëriten për të njejtën arsye edhe...

Aristokracia e Putinit/Gjërat në histori përsëriten për të njejtën arsye edhe…

Nga:Daut Dauti


Pas Revolucionit të Tetorit (1917) aristokracia ruse, e prirë nga cari Nikolla II, qe shkatërruar në mënyrën më të vrazdhtë.Mbreti i Anglisë, George V, ishte kusheri i afërt me carin rus por nuk guxoi t’i afronte strehim. Në atë kohë në Evropë qe përhapur një lëvizje majtiste anti monarkiste dhe mbretërit evropianë, të gjithë të lidhur mes veti familjarisht, ishin në pozitë jo të volitshme. Për këtë arsye ata i iknin përkrahjes së monarkisë dhe aristokracisë ruse.
Ky fakt i detyroi aristokratët rusë që të emigronin gjithkah, por më së shumti në Turqi dhe Kinë. Pas vitit 1918 Stambolli dhe Shangai kanë qenë përplot me aristokratë rusë. Ata u detyruan të punonin si muzikantë, kuzhinierë e kamarierë nëpër hotele e restorane. Shumica e grave, madje disa edhe nga familja e gjërë cariste, u detyruan të punonin si prostituta për të mbetur gjallë. Me këtë rast edhe teneqexhinjtë (nëse kishin para) kishin rast të flenin me aristokrate ruse. Aristokratët janë njerëz pa zanate dhe nuk kanë mundësi tjera për jetë në kushte të veshtira. Po ua morre paratë, ata nuk dijnë kah ia mbajnë. Por, Rusia humbi shumë në zhvillim pa artistokracinë.
Nëse lufta në Ukrainë vazhdon, ngjashëm do të ndodhë me aristokracinë e Putinit. Ata të gjithë do të ikin për shkak se i cenon varfëria ose kërcënohen me burg. Anglia sërish nuk do t’i pranojë. Madje, është duke i përzënë që tani.Edhe shtetet tjera evropaine dhe SHBA-të nuk kanë qëndrim tjetër për oligarkët rusë.
Prandaj, kësaj aristokracie nuk do t’i mbetet rrugë tjetër pos të emigroj sërish në Stamboll dhe Shangai. Gjërat në histori përsëriten për të njejtën arsye edhepse në kohë të ndryshme. Ai që nuk e ka përvetësuar këtë mësim nga historia, është budalla.

May be a black-and-white image of 6 people

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Regjimi ushqimor dhe pijet që ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të alzheimerit

Sëmundja e Alzheimerit është një sëmundje që lidhet me moshën dhe është lloji më i zakonshëm i demencës. Kjo gjendje kronike shpesh...

Tesla është gati për të marrë para nga kamionët e saj, por ata nuk ekzistojnë ende

Pesë vite pas lajmërimit, Tesla ka hapur rezervimet për kamionët elektrikë Semi, të cilët janë programuar për t’u prodhuar në vitin 2023....

Befasues, i fundit vizatim i Mikelanxhelos!

"CHRISTIE'S" Një vizatim i mahnitshëm, me dorën e Mikelanxhelos (1475-1564) është gjithashtu, i fundit që ka mbetur ende pronësi...

Kulla që bien, kulla që ngrihen

Nga: Ndue Dedaj Një nga humbjet e pak thyeshme të këtyre tridhjetë viteve, kanë qenë kullat e gurta autentike...

Recent Comments