Ju ka ndodhur që të zgjoheni të lodhur edhe nëse keni fjetur mjaftueshëm? Ka disa arsye pse ndodh kjo.

Rënia e energjisë

Mund t’ju ketë ndodhur që në mes të ditës, të filloni të ndiheni aq të përgjumur saqë mezi i mbani sytë hapur dhe asgjë nuk ju ndihmon. Nutricionistët thonë se ka disa shkaqe që çojnë në këtë gjendje. Bëhet fjalë për atë që ne marrim në trup, në formën e ushqimit dhe pijeve.

Terapistja dhe dietologia, Jackie Lynch, shpjegoi se një rënie e papritur e energjisë shoqërohet më së shpeshti me një rënie të nivelit të sheqerit në gjak. Në situata të tilla, është mirë që të arrihet për një zgjedhje cilësore të sheqerit – frutave.

Ngërçet e muskujve

Nëse në një moment gjatë ditës filloni të ndiheni të lodhur mund t’ju mungojë magnezi. Dhe nëse ndjeni gjithashtu ngërçe muskulore dhe dhimbje koke, që janë simptoma shtesë të mungesës së magnezit. Shpesh, dobësia fizike shoqërohet dhe me mungesën e hekurit në gjak.

Nëse në mes të një aktiviteti mendoni se thjesht nuk mund të vazhdoni, ka mundësi që rraskapitja të jetë shkaktuar nga kjo. Kjo ndjenjë është e zakonshme tek femrat gjatë ciklit, veçanërisht nëse ato janë të bollshme.

Mungesa e përqendrimit

Çrregullimet e përqendrimit dhe pamundësia për t’u fokusuar në çdo lloj veprimi mund të shoqërohen me mungesë të vitaminës B. Në atë rast duhet të merrni vitamina të kompleksit B, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për sistemin nervor.

Stresi kronik dhe konsumimi i shpeshtë i alkoolit reduktojnë këtë vitaminë dhe mund të kompensohet me një dietë cilësore të mbushur me perime me gjethe jeshile. Lodhja dhe tensioni mund të jenë pasojë e konsumimit të tepërt të kafesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here