Në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave (DPA) zotërojmë këtë dokument të datës 30 prill 1916, i cili përbën një dëshmi për kryeherën e zbatimit të orës verore në vendin tonë.
Materiali paraqet një urdhëresë të Bashkisë (Përlimtares) së Shkodrës, që i referohet një ndryshimi të njëtrajtshëm në territoret e pushtuara nga Perandoria Austro-Hungareze. “Kohë veret” do të zgjaste deri më 30 shtator, motivuar nga nevoja për kursimin e “vojgurit e zjarrit”.