Përdorni një peshqir

· Uluni në një karrige dhe vendosni një peshqir te këmbët.

· Filloni të kapni peshqirin me gishtërinj.

· Tërhiqni peshqirin me gishtërinj, lëshojini më pas dhe tërhiqeni sërish.

· Ndryshoni këmbët dhe përsëriteni ushtrimin.

· Bëjeni ushtrimin në 2-3 sete me nga 10-15 përsëritje (tërheqje e peshqirit).

Ushtrime që mjekët ortoped këshillojnë për dhimbjen e

Ngrihuni dhe uluni

· Vendoseni peshqirin në një stol ose objekt të sheshtë, mjaftueshëm të fortë për të përballuar peshën tuaj.

· Vendosni një karrige si në foto për t’u mbështetur

· Qëndroni sipër stolit, mblidhni peshqirin me gishtërinj dhe më pas uleni njërën këmbë në tokë.

· Kryeni të njëjtin veprim me këmbën tjetër.

· Bëjeni ushtrimin në dy sete, me 10 përsëritje për secilën këmbë.

Ushtrime që mjekët ortoped këshillojnë për dhimbjen e

Lëvizni topin

· Uluni në një karrige, mbajeni shpinën drejt dhe vendosni një top tenisi nën këmbë.

· Filloni të rrotulloni topin me pjesën e brendshme të shputës. Mos harroni të qëndroni drejtë.

· Bëjeni ushtrimin për 2-3 minuta dhe më pas përsëriteni me këmbën tjetër.

Ushtrime që mjekët ortoped këshillojnë për dhimbjen e

Forconi muskujt

· Uluni në një karrige dhe vendosni njërën këmbë te këmba tjetër, si në foto.

· Vendosni një rrip elastik te shputa dhe mbajeni të shtrënguar me shputën tjetër.

· Më pas, ngrini ngadalë shpunën të cilën e mbani të lidhur me rrip.

· Bëjeni ushtrimin 2 herë, me 10 përsëritje për secilën këmbë.

Ushtrime që mjekët ortoped këshillojnë për dhimbjen e

Ngrini gishtërinjtë gjatë ditës

· Mund ta bëni këtë ushtrim në zyrë, teksa punoni në kompjuter.

· Ngrini gishtërinjtë dhe formoni me to një gjysmë-harku imagjinar.

· Përsëriteni ushtrimin për 5 sekonda për secilën këmbë.

Ushtrime që mjekët ortoped këshillojnë për dhimbjen e

Joga

· Uluni dhe përqëndrohuni te gishtërinjtë e këmbëve.

· Ngrini gishtin e madh sipër. Në të njëjtën kohë, “shtypni” katër gishtërinjtë e tjerë poshtë. Mbajeni kështu për 5 sekonda.

· Më pas, “shtypni” gishtin e madh posht dhe ngrini katër gishtërinjtë e tjerë. Sërish mbajini për 5 sekonda,

· Përsëriteni 10 herë për secilën këmbë.

Ushtrime që mjekët ortoped këshillojnë për dhimbjen e

Përshatur nga Bright Side

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here