Dhimbjet e dhëmbit janë të tmerrshme, aq më tepër gjatë natës kur mundësia për të hequr mendjen nga dhimbja është thuajse 0. Sidoqoftë, ekzistojnë disa metoda për të reduktuar dhimbjen e dhëmbit derisa të vijë ora për t’u takuar me dentistin.
- Përdorimi i ilaçeve qetësuese
Gjatë natës, mund të përdorni një ibuprofen, Tylenol për të mbajtur nën kontroll dhimbjet e forta, por mos harroni të merrni dozën që rekomandohet në paketimin e tyre.
- Kompresa të ftohta
Merrni disa akuj dhe vendosini brenda një peshqiri. Më tej afrojeni tek zona e faqes ku ndjeni dhimbje dhe mbajeni për pak. Kompresat e ftohta do t’ju ndihmojnë të qetësohet dhimbja dhe të keni mundësi për të fjetur më lehtë. Përsëriteni këtë për 15-20 minuta një herë në disa orë.
- Ngritja e kokës
Duke ngritur kokën më lart se zakonisht gjatë natës (me dy ose më shumë jastëke) mund të flini më qetë dhe me më pak dhimbje.
- Shpëlarja me ujë dhe kripë
Uji i kripur funksionon si antibakterial natyral, prandaj përveçse do të ndihmojë dhëmbin të mos infektohet, redukton dhimbjen.
- Çaj menteje
Një çaj menteje do t’ju ndihmonte përkohësisht të shpëtonit nga dhimbja e dhëmbit gjatë natës. Gjethja e mentes është ka në përbërje të saj veti antibakteriale dhe antioksiduese. Mentoli, ka gjithashtu aftësinë për të zbutur dhe mpirë dhimbjen tek zonat e ndjeshme.
- Karafili
Jo më kot ju kanë këshilluar të mbani një karafil nëse keni dhimbje dhëmbësh. Karafilin e bluar futeni në ujë derisa të marrë formën e një paste. Më tej vendoseni në dhëmb dhe mbajeni aty derisa të ndjeni që dhimbjet po reduktohen. Kjo metodë nuk është e këshillueshme për fëmijët, pasi mund ta gëlltisin në mënyrë të pavetëdijshme pastën e krijuar me karafil.
- Hudhra
Falë vetive antibakteriale, hudhra ka fuqinë të vrasë bakteret brenda gojës dhe rrjedhimisht redukton dhimbjen e krijuar. Thjesht duke përtypur një thelpi hudhër ose duke e vendosur pranë dhëmbit të lënduar, do të ndjeni më pak dhimbje. Duke qenë se shija dhe aroma e hudhrës është e rëndë për disa njerëz, kjo metodë s’konsiderohet zgjidhje për të gjithë.
Burimi: Medical News