Më 20 mars në qytetin e Durrësit u konfirmua rasti i parë i gripit të shpendëve. Në këtë mënyrë, Shqipëria bëhet pjesë e listës së vendeve të Evropës të prekur nga virusi H5N8 (për vitin 2022), që njihet edhe si virusi i gripit të shpendëve.
Gripi i shpendëve është një sëmundje e shpendëve të egër, por prek gjithashtu shumë lloje shpendësh shtëpiakë, përfshirë pulat, rosat, gjelat dhe patat. Ky grip prek edhe njerëzit, madje ndër vite ka patur raste infektimi që janë shënuar për shkak të kontaktit të drejtpërdrejtë të tyre me zogjtë e sëmurë ose të ngordhur, të cilët e kanë transmetuar virusin nëpërmjet pështymës, mukusit dhe feçes.
Një gjë është e sigurt: grip shpendësh ka patur dhe më parë në Shqipëri. Ashtu siç do të ketë dhe në të ardhmen. Në Arkivin e Shtetit gjenden mjaft dokumente dhe statistika që na flasin për prezencën dhe përhapjen e gripit të shpendëve në periudha të ndryshme në vendin tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here