Qepa është “heroi i padukshëm” që udhëheq shumë nga pjatat tona të shijshme. Ajo i jep shije ushqimit tonë, mirëpo shpesh na sjell lot në sy. Sa i përket prerjes, duke kërkuar në internet, gjetëm në Purewow një mënyrë që do t’ju lehtësojë duart dhe do t’ju shpëtojë!

Konkretisht, kjo është një metodë me të cilën ju e prisni qepën pa mundim, ndërkohë që nuk rrezikoni të prisni gishtat.

Shikoni si ta prisni qepën në kubikë, në mënyrë efikase dhe të sigurt, me hapa të thjeshtë:

-Pritini rrënjën dhe grijeni qepën në gjysmë

-Përdorni një thikë të mprehtë dhe prisni rrënjën e tharë. Më pas me njërën dorë fiksojmë qepën dhe e presim nga lart poshtë. Qëroni atë.

-Bëni 3-4 prerje horizontale në secilën gjysmë:

Vendosni pjesën e sheshtë të gjysmës së qepës dhe bëni 3-4 prerje horizontale. Përsëriteni për gjysmën tjetër.

-Bëni prerje vertikale në çdo gjysmë pjesë

-Duke e mbajtur thikën pingul me sipërfaqen, bëni prerje vertikale në qepë nga njëra anë në tjetrën. Përsëriteni për gjysmën tjetër.

-Pritini përgjatë qepës

-Me gishta mbajini mirë copat që të mos largohen nga vendi dhe prisni përgjatë qepëve në kubikë. Përsëriteni për gjysmën tjetër.

-Qepa e grirë është gati për gatim!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here