Shkencëtarët po analizojnë një guaskë kërmilli që besohet të jetë instrumenti më i vjetër frymor i llojit të vetë.

Guaska fillimisht u anashkalua kur u gjet në shpellën Marsoulas në vargmalet Pireneje, por studiuesit nga Qendra Kombëtare e Francës për Kërkime Shkencore (CNRS); Muzeu i Tuluzës; Universiteti i Tuluzës – Jean Jaurès; dhe Musée du quai Branly – Jacques-Chirac kanë lëshuar një regjistrim audio si pjesë e një studimi të ri.Dëgjoni tingullin e një instrumenti 18,000-vjeçarFOTO: SCIENCE ADVANCES

Maja e guaskës së kërmillit të detit është e thyer dhe formon një hapje. Maja është pjesa më e fortë e guaskës, ndaj studiuesit thanë që thyerja nuk është rastësore. Gjithashtu ka prova të prerjes, shpimit dhe zbukurimit duke përdorur hematitin, një pigment të kuq që është përdorur në shpellën Marsoulas.Dëgjoni tingullin e një instrumenti 18,000-vjeçarFOTO: SCIENCE ADVANCESDëgjoni tingullin e një instrumenti 18,000-vjeçarFOTO: SCIENCE ADVANCES

Krahasimi me objekte të tjera, të cilat datojnë 18,000 vjet më parë, sipas studiuesve, e bën guaskën intrumentin më të vjetër frymor të llojit të saj.

Ajo jo detyrimisht është përdorur për të bërë muzikë, pasi mund të ketë qenë edhe mjet komunikimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here