Mali me Gropa karakterizohet nga peizazhi më tipik i karstit në Shqipëri; kurrizi i tij është i mbushur me gropa, hinka dhe puse të shumta karstike, nga ku edhe merr emrin. Këto gropa shpesh vishen me livadhe dhe kullota malore me florë dhe bimësi të pasur. Si tillë ky peizazh bën pjesë në listën e monumenteve natyrore shqiptare (gjeomonumenteve). Është ndër zonat më të reja të shpallura nën mbrojtje (VKM 49, 2007).Kjo zonë kufizohet ngushtë me Parkun Kombëtar të Dajtit (të zgjeruar), nga veriperëndimi i saj, dhe është, gjithashtu, ekologjikisht e lidhur ngushtë edhe me pellgun e Bovillës dhe Parkun Kombëtar të Qafështamës, që ndodhen më në veriperëndim, duke qenë vazhdim natyror i njëri-tjetrit. /ZgjohuShqiptar.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here