Një klinikë veterinare, pjesë e Universitetit Bujqësor të Kinës, është afirmuar si një ndër më të preferuarat e adhuruesve të kafshëve në Pekin, pasi në të përdoret mjekësia tradicionale kineze për trajtimin e kafshëve.
Në fakt, në Kinën e lashtë, mjekësia tradicionale përdorej për trajtimin e kuajve dhe lopëve si dhe të kafshëve për therje, si derrat dhe dhitë. Por vetëm në kohët moderne në Kinë kafshët shtëpiake, veçanërisht macet dhe qentë, kanë filluar të trajtohen me mjekime tradicionale, përcjell “Xinhua”.
Në kopshtin zoologjik të Pekinit, orangutangu i famshëm Pangpang ka një rutinë të veçantë ditore, që konsiston përditë në mëngjes me një masazh tradicional, të quajtur ‘Tuina’. Terapia filloi në vitin 2016 kur majmuni po përballej me një paralizën rreth 8-vjeçare. Pas tre vjetësh trajtim, Pangpang nisi të lëvizte gjymtyrët, madje arriti të hante në këmbë, falë kurave mjekësore tradicionale të përdorura nga klinika veterinare.
Wang Zheng, i cili është përgjegjës për orangutanët e kopshtit zoologjik, është kujdesur për Pangpang për 15 vjet. Sipas tij, ky lloj trajtimi i ka lehtësuar dhembjet majmunit.
Me një histori prej më shumë se 2000 vjetësh, mjekësia tradicionale kineze (TCM) njihet për teoritë dhe praktikat e saj unike mjekësore, të tilla si trajtimi me bimë, akupunktura, masazhi dhe dietat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here