6.1 C
Pristina
Tuesday, May 17, 2022
Home KËSHILLA Si ta pastroni mëlçinë për 5 ditë

Si ta pastroni mëlçinë për 5 ditë

Mëlçia është organi që kryen disa prej funksioneve më thelbësore në organizëm. Ajo shërben si baza e çdo procesi të metabolizmit. Mëlçia filtron gjakun, prodhon enzima, shpërbën yndyrnat dhe çliron energji.

Toksinat transformohen në një barrë të madhe për mëlçinë dhe dëmtojnë ndjeshëm të gjitha funksionet e saj. Problemet me funksionet e mëlçisë ngadalësojnë procesin e rënies në peshë. Kjo ndodh sepse ngadalësimi i punës së mëlçisë, e bën më të vështirë metabolizmin e yndyrave.

Mëlçia duhet detoksifikuar rregullisht në mënyrë që funksionet e saj të jenë optimal. Kura natyrale që do të lexoni më poshtë do të rikthejë të gjitha fuqitë natyrale të mëlçisë brenda pesë ditëve.

Përbërësit që ju nevojiten për këtë recetë
Një filxhan me majdanoz të grirë

5 kërcenj selinoje

6 gota ujë

3 limonë

Përgatitja
Në fillim, lani të gjithë përbërësit me ujë të bollshëm.

Përdorni sodë buke për larjen e limonëve nëse do t’i përdorni me gjithë lëkurë.

Më pas futini të gjithë përbërësit përveç ujit në një mikser.

Përziejini mirë dhe më pas shtoni ujin.

Përziejini bashkë me ujin deri sa masa e përfituar të jetë kompakte.

Për rezultate optimale duhet të pini dy gota nga kjo kurë përpara çdo vakti.

Kura duhet pirë për tre ditë me rradhë.

Më pas duhet të bëni 7 ditë pushim dhe pastaj përsëriteni sërish.

Përpiquni të qëndroni larg metaleve të rënda dhe pini mjaftueshëm ujë që të shumëfishoni ndikimin e kurës pastruese dhe të përmirësoni përpjekjet për të rënë në peshë.

USHQIMET MË TË MIRA PËR SHËNDETIN E MËLÇISË:

Rrushi
Rrushi, veçanërisht ai me ngjyrë të kuqe ose vjollcë përmban një sërë substancash mirëbërëse siç është resveratroli që ka një larmi vlerash për shëndetin e njeriut.

Shumë studime kanë treguar se rrushi dhe lëngu i tij ndihmojnë mëlçinë.

Lëngu i panxharit
Sipas të dhënave të AgroWeb.org. lëngu i panxharit është një burim nitrati dhe antioksidantësh që munden të përmirësojë shëndetin kardiovaskular dhe pakësojë dëmin oksidues dhe inflamacionin.

Perimet
Perimet si lakra e vogël, brokoli ose barishtet janë të njohura për përmbajtjen e lartë të fibrës dhe shijen karakteristike.

Ato kanë substanca bimore mjaft të rëndësishme.

Ekstraktet e lakrës së vogël dhe brokolit rrisin nivelet e enzimave detoksifikuese dhe mbrojnë mëlçinë nga dëmtimet.

Arrorët

Arrorët janë të pasur me yndyrna, substanca bimore dhe ushqyes, duke përfshirë këtu vitaminën E, një antioksidant i fuqishëm.

Kjo larmi përbërësish i jep organizmit, veçanërisht zemrës dhe mëlçisë shëndet të mirë.

Peshku

Peshqit që kanë një nivel të lartë yndyre janë të mirë për mëlçinë.

Studimet kanë treguar se ato ndihmojnë në parandalimin e akumulimit të yndyrnave të rrezikshme, ruajnë nivelin e enzimave, luftojnë inflamacionin dhe përmirësojnë rezistencën e insulinës.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit konsiderohet i shëndetshëm, sepse ka shumë vlera dhe ndikim në shëndetin e zemrës dhe të metabolizmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Regjimi ushqimor dhe pijet që ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të alzheimerit

Sëmundja e Alzheimerit është një sëmundje që lidhet me moshën dhe është lloji më i zakonshëm i demencës. Kjo gjendje kronike shpesh...

Tesla është gati për të marrë para nga kamionët e saj, por ata nuk ekzistojnë ende

Pesë vite pas lajmërimit, Tesla ka hapur rezervimet për kamionët elektrikë Semi, të cilët janë programuar për t’u prodhuar në vitin 2023....

Befasues, i fundit vizatim i Mikelanxhelos!

"CHRISTIE'S" Një vizatim i mahnitshëm, me dorën e Mikelanxhelos (1475-1564) është gjithashtu, i fundit që ka mbetur ende pronësi...

Kulla që bien, kulla që ngrihen

Nga: Ndue Dedaj Një nga humbjet e pak thyeshme të këtyre tridhjetë viteve, kanë qenë kullat e gurta autentike...

Recent Comments