6.1 C
Pristina
Tuesday, May 17, 2022
Home KËSHILLA Shurupi me mjaltë dhe shegë që heq kollën

Shurupi me mjaltë dhe shegë që heq kollën

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën e lirë që të zgjasë edhe gjatë natës duke shkaktuar trazira të tjera në organizëm.

Kolla mund të kurohet mjaft mirë me kura natyrale të cilat janë po aq efikase sa medikamentet që merren në farmaci. Lexoni disa sugjerime mbi përdorimin e shegës dhe mjaltit.

Gjethet, lulja, lëkurat dhe kokrrat e shegës kanë vlera kuruese për të gjithë organizmin. Lëngu i shegës ka një efekt shumë mirëbërës për fytin dhe rrugët e frymëmarrjes. Sipas të dhënave, ky lëng është shumë i pasur me vitaminë A dhe C të cilat fuqizojnë imunitetin. Përveç pastrimit të rrugëve të frymëmarrjes, shega është mirëbërëse edhe kundër kollës.

Ekspertët e mjekësisë alternative rekomandojnë përzierjen e lëngut të shegës, xhenxhefilit dhe mjaltit për përgatitjen e një shurupi krejt natyral kundër kollës. Për përgatitjen e kësaj kure ju nevojiten:

1 lugë gjelle me lëng të freskët dhe natyral shege i shtrydhur
1 lugë gjelle me lëng të freskët xhenxhefili i shtrydhur
1 lugë gjelle me mjaltë.

Të gjithë përbërësit përziejini mirë deri sa të formoni një shurup të njëjtrajtshëm. Këtë shurup duhet ta pini 3-4 herë në ditë nga një lugë çaji. Mund ta përsërisni për disa ditë. Shega, xhenxhefili dhe mjalti janë përbërës natyralë dhe të shëndetshëm. Bashkimi i tyre në këtë shurup shkurton kohëzgjatjen e kollës dhe zbut sekrecionet dhe ashpërsinë e saj.

Kjo kurë natyrale është e dobishme edhe për të rritur imunitetin, kuruar aneminë dhe bronhitin. Shega rekomandohet edhe për kollën që prek fëmijët. Për fëmijët mbi 2 vjeç, rekomandohet të përzieni sasi të barabarta të lëngut të xhenxhefilit, mjaltit dhe lëngut të shegës. Ky shurup u duhet dhënë fëmijëve tre herë në ditë nga një lugë çaji. Mjalti nuk rekomandohet për fëmijët nën 2 vjeç

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Turma që iu fut valles deri në vdekje: Murtaja e kërcimit që tronditi Strasburgun

Në vitin 1518, një “'murtajë kërcimi" bëri që banorët e qytetit francez Strasburg, që thuhet se kërcenin në mënyrë të pakontrolluar për...

Nga e hëna në të diele, mësoni oraret më të mira për të postuar në Instagram

Mediat sociale vërshojnë jetën tonë! Patjetër që për të hyrë në procesin e leximit të këtij artikulli, ju keni llogarinë tuaj personale...

Ilaçi që zhduk zbokthin

I keni provuar të gjitha medikamente kundër zbokthit dhe nuk keni gjetur shërim? Nëse jeni mërzitur nga ky problem...

Nëse bojleri juaj bën këtë zhurmë, hiqeni menjëherë nga priza

Në rast shpërthimi, bojleri mund të shkaktojë dëme të mëdha materiale apo edhe të marrë jetë. Sipas ekspertëve, bojleri mund të shpërthejë...

Recent Comments