Skencëtarët kanë krijuar një “pëlhurë akustike” e cila mund të zbulojë rrahjet e zemrës suaj.

Sipas mediave të huaja, pëlhura funksionon në mënyrë të ngjashme me një mikrofon, “duke shndërruar tingullin fillimisht në dridhje mekanike, pastaj në sinjale elektrike, pra me mënyrën se si dëgjojnë veshët tanë”.

Kjo pëlhurë është e aftë të zbulojë të gjitha llojet e tingujve, si për shembull kolla, zhurmat e makinave në trafik të rënduar, apo edhe rrahjet e zemrës së një personi.Përveç kësaj, kjo pëlhurë mund të ndërlidhet në mënyrë të padukshme me lëkurën e njeriut, duke u mundësuar përdoruesve të monitorojnë gjendjen e zemrës dhe të frymëmarrjes në një mënyrë të rehatshme, të vazhdueshme, në kohë reale dhe afatgjatë.

The acoustic fabric can detect your heartbeat. Credit: Greg Hren/MIT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here