6.1 C
Pristina
Monday, May 16, 2022
Home RETROSPEKTIVË Beteja e Çanakalasë - ''Kjo luftë ka filluar për shkak të ambicieve...

Beteja e Çanakalasë – ”Kjo luftë ka filluar për shkak të ambicieve serbe për zgjerim territorial..!”

Nga Daut Dauti

Beteja e Çanakalasë
Beteja e Çanakalasë, në literaturën anglo-saksone e njohur si Beteja e Galipolit, ka qenë beteja më e madhe që është zhvilluar gjatë Luftës së Parë Botërore (1914-1918). Kjo luftë ka filluar për shkak të ambicieve serbe për zgjerim territorial. Por, shkaku kryesor që ka qëndruar në sfond ka qenë territori shqiptar. Serbia nuk u nda e kënaqur me krijmin e Shqipërisë më 1912 dhe pas dy viteve tentoi të zgjerohet në perëndim të saj, kah Bosnja. Kjo ishte për shkak se Britania dhe Franca i dhanë sinjale Serbisë që ta bënte këtë zgjerim. Këtë nuk e lejoi Austro-Hungaria dhe e sulmoi Serbinë, të cilën e shpartalloi brenda një viti.
Kështu filloi Lufta e Parë Botërore. Serbisë në ndihmë i doli Rusia, Franca dhe Britania e Madhe që krijuan Antantën. Në anën e Alencës Tripalëshe janë rreshtuar Austro-Hungaria, Gjermania dhe Perandoria Otomane, territori i së cilës ishte synim i presë dhe plaçkës nga Antanta.
Në betejën Çanakalasë që zgjati nga marsi i vitit 1915 deri në janar 1916, kanë marrë pjesë mbi 800 000 ushtarë kurse mbi 110 000 kanë vdekur në këtë fushëbetejë.
Në anën e ushtrisë britanike në Çanakala kanë luftuar edhe Australia, Zelanda e Re, ushtarët e mobliziuar nga India së bashku me gurkat. Në anën e Perandorisë Otomane kanë luftuar gjermanët dhe shqiptarët. Shteti shqiptar nuk mori mori pjesë në këtë luftë për shkak se nuk kishte ushtri. Por, sikur Shqipëria të kishte armatë, do të rreshtohej me perandoritë austro-hungareze, gjermane dhe otomane. Megjithatë, në Betjën e Çanakalasë, në anën e këtyre tri perandorive, gjegjësisht asaj otomane, në mënyrë vullnetare morrën pjesë dhjetëra mijëra shqiptarë, të cilët treguan një heroizëm të paparë.
Betejën e Çanakalasë e fituan otomanët, gjermanët dhe shqiptarët. Sikur këto tri perandori ta fitonin edhe luftën, kufiri i sotëm i shtetit shqiptarë nuk do të ishte ky i sotmi. Me siguri do të zgjerohej në dy detëra. Greqia do të ishte më e vogël dhe do të kufizohej më Shqipërinë nga të gjitha anët. Nuk do të kishte as Maqedoni.
Beteja e Çanakalasë te shqiptarët ende interpretohet sipas shkollës historike pan sllave. Kjo është arsyeja që disa ende kanë guxim ta shajnë dhe mallkojnë këtë betejë me të njejtin vokabular që kanë prodhuar institutet e historisë në Moskë e Beograd. Pra, mallkohen shqiptarët që kanë marrë pjesë në këtë fitore që në këtë luftë për armiq kishin serbët, rusët dhe grekët.
Merreni me mend se si do të ishin rezultatet, interpretimet, narracionet dhe vokabulari sikur Aleanca Tripalëshe ta kishte fituar edhe luftën. Shkolla pan sllave do të kishte më pak argumente, por zhurmën poshtëruese për shqiptarët nuk do ta ndalte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Turma që iu fut valles deri në vdekje: Murtaja e kërcimit që tronditi Strasburgun

Në vitin 1518, një “'murtajë kërcimi" bëri që banorët e qytetit francez Strasburg, që thuhet se kërcenin në mënyrë të pakontrolluar për...

Nga e hëna në të diele, mësoni oraret më të mira për të postuar në Instagram

Mediat sociale vërshojnë jetën tonë! Patjetër që për të hyrë në procesin e leximit të këtij artikulli, ju keni llogarinë tuaj personale...

Ilaçi që zhduk zbokthin

I keni provuar të gjitha medikamente kundër zbokthit dhe nuk keni gjetur shërim? Nëse jeni mërzitur nga ky problem...

Nëse bojleri juaj bën këtë zhurmë, hiqeni menjëherë nga priza

Në rast shpërthimi, bojleri mund të shkaktojë dëme të mëdha materiale apo edhe të marrë jetë. Sipas ekspertëve, bojleri mund të shpërthejë...

Recent Comments