Elida Jorgoni, kryetare e shoqates “Foleja Kombëtare” përmes një postimi në FaceBook, ka njoftuar se, më 24 prill 2022 do të përurohet në Krujë busti i Tanush Topisë

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë!


Me rastin e 555 vjetorit të çlirimit të tretë dhe përfundimtar të Krujës nga pushtuesi osman, më 24 prill 1467, Bashkia e Krujës dhe shoqata “Foleja Kombëtare Shqiptare” vendosën bashkarisht të përurojnë bustin e kryekështjellarit besnik Tanush Topia dhe sheshin “Tanush Topia” në oborrin e brendshëm të kështjellës së Krujës, ditën e dielë, më 24 prill 2022, ora 12:00.
50 arbëreshët, pasardhësit e gjakut të bekuar arbëror rikthehen në Folenë e Shqiponjave, që të kryesojnë ceremoninë e festimeve tradicionale 555 vjeçare të “Vallja e Fitores”.
Rikthimi i Bijve të Shqipes në Folenë e Shqiponjave
Tradita e përvitshme 555 vjeçare “Vallja e Fitores”, përkujton çlirimin përfundimtar të Krujës (24 prill 1467) nga pushtuesi osman, më 24 prill 2022, nga ora 11:00 – 15:00 te kështjella legjendare e Krujës.
“Vallja e Fitore
s” nderon dhe përkujton 3 betejat me fitore të Kryezotit të Arbërisë Gjergj Kastrioti dhe ushtrisë Arbërore, që triumfoi dhe mposhti rrethimet disavjeçare të kështjellës së Krujës nga dy sulltanë mizorë; babë e bir (1450, 1466, 1467).
Tanush Topia, komandanti i ushtrisë arbërore dhe kryekështjellari i Krujës dha kushtrimin me rënien e bririt (borive) për fillimin e betejës, ditën e dielë, në Ditën e Bekuar të Pashkës së Madhe, më 22 prill 1467. Ditën e tretë të betejës së përgjakshme, të martën, më 24 prill 1467, ushtria arbërore korri fitoren e lavdishme.
Na priftë e mbara!
Me respekt: Elida Jorgoni, kryetare e shoqatës “Foleja Kombëtare Shqiptare”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here