6.1 C
Pristina
Tuesday, May 17, 2022
Home KËSHILLA Zbulohet lloj tjetër i koronavirusit në Izrael, i panjohur deri më tani

Zbulohet lloj tjetër i koronavirusit në Izrael, i panjohur deri më tani

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit njoftoi se janë zbuluar dy raste të infektimit me një lloj të ri të panjohur deri më tani të koronavirusit në vend.


Lloji i ri, një kombinim i nënndarjes mbizotëruese omicron BA.1 dhe nënndarjes tjetër BA.2, shkakton simptoma të buta, duke përfshirë temperaturë të ulët, dhimbje muskujsh dhe dhimbje koke, dhe nuk kërkon trajtim të veçantë, raportojnë mediat izraelite.

Sipas ministrisë, lloji është ende i panjohur në botë, dhe ai u zbulua nga testimi PCR i pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar “Ben Gurion” pranë Tel Avivit.

Nënvarianti BA.2 ka shkaktuar ri-infektim te disa persona që fillimisht ishin të infektuar me llojin omicron. Megjithëse numri i rasteve të reja në Izrael ka rënë, të gjithë ata që mbërrijnë në aeroport janë duke u testuar.

Në mes të shkurtit, kishte më shumë se 30.000 të infektuar rishtazi në një ditë, dhe 6.310 u regjistruan të martën.

Ndërkohë, numri R, që tregon se sa persona mund të infektohen nga një i infektuar, ka arritur në 0.9. Dy javë më parë ishte 0.66.

Që nga fillimi i epidemisë me koronavirusit, 10.401 pacientë kanë vdekur në Izrael.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Turma që iu fut valles deri në vdekje: Murtaja e kërcimit që tronditi Strasburgun

Në vitin 1518, një “'murtajë kërcimi" bëri që banorët e qytetit francez Strasburg, që thuhet se kërcenin në mënyrë të pakontrolluar për...

Nga e hëna në të diele, mësoni oraret më të mira për të postuar në Instagram

Mediat sociale vërshojnë jetën tonë! Patjetër që për të hyrë në procesin e leximit të këtij artikulli, ju keni llogarinë tuaj personale...

Ilaçi që zhduk zbokthin

I keni provuar të gjitha medikamente kundër zbokthit dhe nuk keni gjetur shërim? Nëse jeni mërzitur nga ky problem...

Nëse bojleri juaj bën këtë zhurmë, hiqeni menjëherë nga priza

Në rast shpërthimi, bojleri mund të shkaktojë dëme të mëdha materiale apo edhe të marrë jetë. Sipas ekspertëve, bojleri mund të shpërthejë...

Recent Comments