6.1 C
Pristina
Monday, May 16, 2022
Home HISTORI/ARKEOLOGJI “Deri nesër në drekë asnjë të gjallë nuk e duam këtu, kah...

“Deri nesër në drekë asnjë të gjallë nuk e duam këtu, kah të doni shkoni!”

Në një ditë të ftohtë të dhjetorit 1877, Abdurrahimi po ia shpaloste Ibrahimit ëndrrat, teksa njomakët po kënaqeshin në oborrin e zbardhur nga dëbora në fshatin Mehane të Prokuples.Ibrahimi po habitej me dëshirën e vëllait për “shtëpi më të madhe se të babës”, shkruan sot Koha Ditore.

Por thirrja “Ibrahim” e motrës Ajnishahe do t’ua këpuste lojën e bashkëbisedimin për të ardhmen.

“Deri nesër në drekë asnjë të gjallë nuk e duam këtu, kah të doni shkoni!” – po ua përcillte Ajnishahja fjalëpërfjalshëm ultimatumin e liderit me grada të një grupi serbësh të uniformuar e me pushkë e bajoneta. “Provoni po të doni! Rrini” – ishte larguar kërcënueshëm prijësi i serbëve. Atë natë baba Kajtazi dhe e zonja e shtëpisë s’e bënë një sy gjumë. Të nesërmen qerrja e familjes së Kajtazit iu bashkua karvanit të gjatë që në vaj po largohej nga Mehana e Prokuples në Serbinë e sotme jugore.

Kjo është dëshmia e përmbledhur e Agim Kajtazit, nip i Ibrahimit, të cilit në dimrin e vitit 1877 serbët e armatosur ia shuan ëndrrën për ndërtimin e “shtëpisë më të madhe se të babës” në Mehanë.

Tre gurët-lapidarë, vendosur horizontalisht njëri mbi tjetrin në fshatin Shillovë të Gjilanit, ia kujtojnë Agim Kajtazit historinë e dëbimit të gjyshit. “Përkujtim: Dëbimi i shqiptarëve nga krahina e Toplicës 1878”, shkruan në faqen anësore të gurit në krye.

Në Shillovë jetojnë edhe serbët e ardhur vullnetarisht nga Serbia në kuadër të projekteve institucionale serbe gjatë shekujve për ndryshimin e përbërjes etnike të Kosovës. Në mesin e shqiptarëve dhe serbëve mbizotëron paqja. E ftohtë.

Dëshmitë në “Dosjen britanike”

Hulumtuesi Bejtullah Destani në librin voluminoz shqip e anglisht, “Muhaxhirët”, ka botuar vjet dokumente britanike për spastrimin etnik të shqiptarëve e joserbëve gjatë viteve 1878-1884 nga rajonet e Serbisë së sotme jugore.

Në librin prej 615 faqesh dokumentohen fjalëpërfjalshëm komunikimet e zyrtarëve britanikë për gjendjen në terren dhe për operacionet serbe pasi sllavët e Ballkanit do të dilnin fitues në krah të Rusisë cariste në luftën kundër Perandorisë Osmane në theqafje.

Shqiptarët, viktimat e para të marrëveshjeve ndërkombëtare për paqe. Dëbimet kishin nisur para, gjatë dhe pas Kongresit të Berlinit të vitit 1878, ku fuqitë e mëdha legjitimuan zgjerimin e Serbisë dhe Malit të Zi në kurriz të territoreve me shumicë shqiptare. Për Serbinë, shqiptarët ishin “turq” që nuk kishin vend në Serbinë e zgjeruar…(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Nga e hëna në të diele, mësoni oraret më të mira për të postuar në Instagram

Mediat sociale vërshojnë jetën tonë! Patjetër që për të hyrë në procesin e leximit të këtij artikulli, ju keni llogarinë tuaj personale...

Ilaçi që zhduk zbokthin

I keni provuar të gjitha medikamente kundër zbokthit dhe nuk keni gjetur shërim? Nëse jeni mërzitur nga ky problem...

Nëse bojleri juaj bën këtë zhurmë, hiqeni menjëherë nga priza

Në rast shpërthimi, bojleri mund të shkaktojë dëme të mëdha materiale apo edhe të marrë jetë. Sipas ekspertëve, bojleri mund të shpërthejë...

Cilat janë shenjat dhe simptomat e kancerit të mushkërive?

Hulumtimi i ri ka zbuluar se pak më shumë se një e treta e njerëzve kontrollojnë mushkëritë e tyre kur duhet ta...

Recent Comments