Mos e bëni më këtë gabim kur lani kokën sepse mund t’ju kushtojë shtrenjtë për shëndetin
Flokët mund të jenë shumë të ndryshueshëm. Disa herë mund të duken shumë bukur dhe herë të tjera një rrëmujë e vërtetë. Disa herë thjesht një truk në mënyrën si i lajmë flokët mund t’i bëjë ata të butë dhe të mrekullueshëm.
Për të mbajtur këtë efekt gjatë duhet që flokët t’i lajmë në mënyrën e duhur.
Më poshtë keni një listë të gabimeve më të zakonshme që njerëzit bëjnë kur vjen fjala për të larë flokët e tyre.
Prisni aq gjatë sa mundeni ndërmjet larjeve
Thjesht, kjo varet nga ju. Mund t’i lani flokët tuaj një herë në javë gjatë dimrit dhe në baza ditore gjatë verës.
– Mbani mend, ju duhet t’i lani flokët sa herë që e ndjeni se duhet të lahen.
I lani flokët me shampo në çdo larje
Nëse bëni dush çdo ditë, mos i lani flokët çdo herë.
– Kjo mund të shkaktojë rezultate të kundërta, duke shkaktuar tharje të skalpit të kokës.
Pastroni skalpin
Mos pastroni skalpin, por futini gishtat butë përmes flokëve.
– Kjo metodë parandalon dëmtimin dhe këputjen e flokëve.
Dush i nxehtë
Edhe pse dushet e nxehtë janë të mirë për trupin, ata nuk janë të dobishëm për flokët.
– Nxehtësia e than skalpin dhe kjo është arsyeja pse duhet t’i shpëlani flokët me ujë të ftohtë apo të vakët.
Përdorni shumë lloje shamposh
– Është e rekomanduar që të përdorni një shampo në vend që të eksperimentoni me shumë, pasi mund të dëmtojë flokët tuaj.
Derdhni shumë shampo mbi flokë
Mos derdhni shumë shampo!
– Duke përdorur shampo në madhësinë e një monedhe do të arrini t’i lani siç duhet.
Peshqiri ju than flokët
Asnjëherë mos i fërkoni flokët e lagur me peshqir, pasi flokët e lagësht janë shumë e brishtë.
– Në vend të kësaj provoni t’i thani butësisht!
I krihni të lagur
Siç e përmendëm më sipër, flokët e lagur janë shumë delikatë.
– Kështu, në vend që t’i krihni ndërsa i lani, thjesht lajini butësisht.
E lani gjithmonë me shampo lëkurën e kokës
Mos e lani skalpin e kokës gjatë gjithë kohës.
-Disa herë filloni me zverkun e qafës.
Nuk i lagni flokët
– Shumë njerëz bëjnë gabim duke mos i lagur flokët tërësisht përpara se t’i lajnë me shampo.
Lani me shampo të gjithë kokën
– Lani me shampo rrënjët dhe me krem flokësh skajet apo majat e flokut, në vend që të lani me shampo gjithë kokën