6.1 C
Pristina
Tuesday, May 17, 2022
Home KURIOZITETE A e keni ditur që dritaret e plastikës kanë pozitën dimërore dhe...

A e keni ditur që dritaret e plastikës kanë pozitën dimërore dhe verore

Ekzistojnë dy truqe të cilat mbase për to nuk keni ditur – dritaret PVC kanë pozitën dimërore dhe verore të cilat lehtë mund të përshtaten.

Mirëpo, më parë duhet të verifikoni a i keni vidat speciale të cilat gjenden në skaje anash të krahut të dritares në të cilën gjendet doreza.

Nëse kanë vrima për kaçavidë + (plus), atëherë mundësia për përshtatje dimërore dhe verore ekziston.Thjeshtë, hapni dritaren dhe kërkoni vidhën.

Nëse dritaren dëshironi ta përshtatni për pozitë dimërore, me çelës inbus silleni vidhën nga brenda.Kështu rregulloni forcën e shtypjes së ramit të dritares.

Kur t’ju vendos mjeshtri dritaren, më së shpeshti e lë në pozitë standarde, përkatësisht në pozitë të mesme.

Nëse nuk jeni të sigurt se në cilën pozitë është dritarja juaj, merrni një fletë letre dhe kalojeni nën krahun e dritares.

Nëse fleta mund të kalojë pa probleme, dritarja juaj është në pozitë vere, por nëse fleta shqyhet, me siguri është në pozitë dimri.

Është me rëndësi të mbani në mend që nuk duhet lënë dritaret në pozitë dimri gjatë tërë vitit, sepse gomat në ramin e dritares shumë shpejt do të shpenzohen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Regjimi ushqimor dhe pijet që ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të alzheimerit

Sëmundja e Alzheimerit është një sëmundje që lidhet me moshën dhe është lloji më i zakonshëm i demencës. Kjo gjendje kronike shpesh...

Tesla është gati për të marrë para nga kamionët e saj, por ata nuk ekzistojnë ende

Pesë vite pas lajmërimit, Tesla ka hapur rezervimet për kamionët elektrikë Semi, të cilët janë programuar për t’u prodhuar në vitin 2023....

Befasues, i fundit vizatim i Mikelanxhelos!

"CHRISTIE'S" Një vizatim i mahnitshëm, me dorën e Mikelanxhelos (1475-1564) është gjithashtu, i fundit që ka mbetur ende pronësi...

Kulla që bien, kulla që ngrihen

Nga: Ndue Dedaj Një nga humbjet e pak thyeshme të këtyre tridhjetë viteve, kanë qenë kullat e gurta autentike...

Recent Comments