6.1 C
Pristina
Monday, May 16, 2022
Home KËSHILLA 5 simptoma të problemeve të mushkërive që nuk duhet t’i injoroni kurrë

5 simptoma të problemeve të mushkërive që nuk duhet t’i injoroni kurrë

Mushkëritë luajnë një rol kyç në rregullimin e funksioneve të organeve të tjera në trupin e njeriut. Janë në punë çdo sekondë të ditës që njeriu merr frymë, ndaj rëndësia e shëndetit të tyre nuk mund të nënvizohet mjaftueshëm. Kur merrni frymë, mushkëritë marrin oksigjenin dhe e transferojnë atë në rrjedhën e gjakut, nga ku mundësohet furnizimi i të gjitha organeve dhe qelizave. Kur nxirrni frymën, mushkëritë nxjerrin dyoksidin e karbonit.

Mushkëritë e njeriut janë gjithë kohës të shënjestruara nga pluhurat, ndotja, duhani e një sërë substancash që tashmë janë bërë pjesë e jetës. Sëmundjet kronike të rrugëve të frymëmarrjes dhe të mushkërive janë në rritje. Disa prej tyre janë azma, bronshiti, tuberkulozi, tumori e të tjerë. Duhanpirësit janë më shumë të rrezikuar nga sëmundjet e mushkërisë. Ruajtja e shëndetit të mushkërive është thelbësore dhe është një proces që nis duke qenë të mirëinformuar për simptomat e problemeve me mushkëritë.

Simptomat e problemeve me mushkëritë

Kollë e vazhdueshme: Kolla ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmrrjes, por kur ajo bëhet kronike, tregon që mushkëritë kanë nevojë për ndihmë. Kur mushkëritë janë në vështirësi, kolla shoqërohet me dhimbje kraharori që shtrihet në pjesën e shpatullës.

Vështirësi në frymëmarrje: Nëse hasni vështirësi të merrni frymë atëherë kjo do të thotë që mushkëritë nuk kanë fuqi të bëjnë punën e tyre. Kjo gjithashtu tregon se rrugët e frymëmarrjes janë të bllokuara.

Sekrecionet: Në shumicën e rasteve, kolla shoqërohet me sekrecione. Këto të fundit mbajnë bakteret, pluhurin dhe polenin të bllokuara dhe pengojnë rrugëtimin e tyre drejt mushkërive. Por nëse keni shumë sekrecione që nuk vijnë si pasojë e të ftohurës apo gripit, atëherë kjo nuk është një shenjë e mirë. Për më tepër, ju mund të vini re ndryshime në ngjyrën, aromën, sasinë dhe trashësinë e sekrecioneve. Nëse ato kanë ngjyrë të verdhë, jeshile ose kanë njolla gjaku, atëherë ka diçka që nuk shkon me mushkëritë.

Enjtje të gjymtyrëve të poshtme: Tingëllon e çuditshme por enjtja dhe dhimbjet e këmbëve janë tregues të një problemi me mushkëritë. Kur këto të fundit nuk funksionojnë mirë, organizmi nuk merr mjaftueshëm oksigjen, gjë që shkakton enjtje të kyçeve dhe këmbëve.

Dhimbje koke në mëngjes: Nëse zgjoheni me dhimbje koke ose marramendje, konsultohuni me një mjek. Këto dhimbje dalin në pah si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje gjatë natës dhe akumulimit të dioksidit të karbonit në enët e gjakut.

Lodhje: Nëse ndiheni të lodhur vazhdimisht edhe pse flini mjaftueshëm, atëherë ka një problem me mushkëritë. Gjithçka ka të bëjë me mungesën e oksigjenit në organizëm që shteron energjitë.

Probleme me gjumin: Qëndrimi ose fjetja përmbys, e bën punën e mushkërive të vështirë dhe ndikon në cilësinë e gjumit. Prishja e gjumit ka ndikim të fortë në mirëqenien e organizmit. / National Library of Medicine

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Turma që iu fut valles deri në vdekje: Murtaja e kërcimit që tronditi Strasburgun

Në vitin 1518, një “'murtajë kërcimi" bëri që banorët e qytetit francez Strasburg, që thuhet se kërcenin në mënyrë të pakontrolluar për...

Nga e hëna në të diele, mësoni oraret më të mira për të postuar në Instagram

Mediat sociale vërshojnë jetën tonë! Patjetër që për të hyrë në procesin e leximit të këtij artikulli, ju keni llogarinë tuaj personale...

Ilaçi që zhduk zbokthin

I keni provuar të gjitha medikamente kundër zbokthit dhe nuk keni gjetur shërim? Nëse jeni mërzitur nga ky problem...

Nëse bojleri juaj bën këtë zhurmë, hiqeni menjëherë nga priza

Në rast shpërthimi, bojleri mund të shkaktojë dëme të mëdha materiale apo edhe të marrë jetë. Sipas ekspertëve, bojleri mund të shpërthejë...

Recent Comments