Miku i vyer i shqiptarëve, albanologu dhe diplomati austriak, Teodor Ippen është lindur më 29 dhjetor 1861. Pasi mbaroi studimet në Akademinë Orientale, filloi nga puna më 1884 së pari në konsullatën austriake në Shkodër, ku ndenji tre vite. Pastaj shërbeu si komisar civil në Plevlje dhe si konsull në Konstandinopojë (Stamboll) dhe në Jeruzalem derisa erdhi përsëri në Shkodër me detyrën si Konsull i përgjithshëm i Austrisë.
SHËRBIMI MË I MADH që ai i ka bërë çështjes sonë kombëtare, është në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës më 1913, ku mori pjesë si këshilltar i ambasadorit austriak. Propozimet e tij të përgatitura në bazë studimesh të thella mbi gjendjen etnike dhe gjuhësore të Ballkanit për të caktuar kufinjtë e shtetit të ri shqiptar. Ato propozime qenë themeli mbi të cilët ata që na deshën të mirën mundën të na shpëtonin të paktën një pjesë të madhe të trashëgimit tokësor të të parëve tanë. Propozimet e z. Ippen nuk u pranuan në tërësi dhe sot ne shqiptarët i vajtojmë trojet tona të shkëputura nga trungu am. Kjo s’do ndryshojë mirënjohjen tonë të sinqertë ndaj z. Ippen.


Foto: Theodor Ippen në Shkodër, i veshur me një kostum verior shqiptar. Fotografi e bërë në vitin 1900 nga Pietro Marubi i cili vdiq në 1903. /USA Albanian Society

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here