Roveri Curiosity i NASA-s ka gjetur diçka vërtet magjepsëse dhe të veçantë në sipërfaqen e Marsit.
Ajo që duhet si një lule e vogël në fakt është diçka krejt ndryshe.
Ekipi i NASA-s ka konfirmuar se bëhet fjalë për një formacion mineral të formuar miliarda vjet më parë.
Këto lloj formacionesh, të cilat formohen nga kombinimi i mineraleve të ndryshme, tashmë janë vërejtur dhe në të kaluarën në Mars dhe njihen si grupime kristalore diagjenetike.
Më i vogël se një qindarkë, formacioni shkëmbor u fotografua duke përdorur kamerën Mars Hand Lens Imager (MAHLI).