Nga Bedri Tahiri

LUFTËTARI ME SHPIRT ARTISTI
Hamzë Jashari- personalitet i kompletuar: mendjendritur, këngëtar, valltar, sportist, aktor e mbi të gjitha strateg luftëtar!
Kudo shquhej dhe linte gjurmë të pashlyera. Për valltar të mos flasim fare, kur hidhej në ajër me xhamadan e tirq galana secili e merrte për Besim Zekthin a Rexhep Çelikun.
Në vizatimet e tij shpërthente natyrshëm bota e çiltër dhe jeta e lirë. Me një fjalë, ishte shpirt artisti, që çmonte dhe adhuronte të bukurën.
Edhe në skenën teatrore shkëlqente. Mishërohej me personazhet dhe rolet e tij depërtonin në shpirtin e çdo shikuesi. Nuk harrohen kurrë Dyl Mehmeti te “Fosilet” e Azem Shkrelit, Musë Mehmeti te “Hakmarrja” e Jusuf Kelmendit, Marash Pali te “Shtatë shaljanët” e Ndrek Lucajt, Zari te “Agu” i Din Mehmetit etj. E kishte përgatitur mjaft mirë edhe Bejtush Agën nga “Halili e Hajria”, por nuk arriti ta realizonte…
Rolet i mësonte shumë shpejt. I pëlqenin ato karaktere të forta, ashtu siç ishte vetë- kujtojnë kolegët e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here