E pini për dhimbjet e kokës por a e dini se aspirina është e mirë dhe për lulet? Në shikim të parë, mund të mos e lidhni aspirinën me bimët, por përbërësit e këtij ilaçi kanë një efekt të jashtëzakonshëm në bimët që rritni. Përkatësisht, aspirina përmban acid acetilsalicilik, një substancë që rrjedh nga acidi salicilik.

Acidi salicilik ka një efekt të dobishëm në lulëzimin, rrënjët e bimëve, rritjen e gjetheve, por edhe në procesin e fotosintezës. Megjithatë, sasia e aspirinës që shpërndani në ujë për ujitje është shumë e rëndësishme. Shpërndani 1 aspirinë në 5 litra ujë për të ujitur bimët një herë në muaj.

Nëse mbani lule në një vazo, aspirina do të zgjasë freskinë e tyre. Hidhni një ose gjysmën e aspirinës në ujë, në varësi të madhësisë së bimës dhe vazos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here