Mos ta harojme kurrë
23 shkurt 1945 – Krijohet Seksioni i Marinës Ushtarake Shqiptare
Datë në historinë e Forcës Detare
Vetëm më pak se tre muaj nga çlirimi i Shqipërisë, më 23 Shkurt 1945 u krijua Seksioni i Marinës Ushtarake Shqiptare. Shef i Seksionit të Marinës u emërua kapiten i parë i marinës Abdi MATI. Seksioni i Marinës Ushtarake për nevoja të tij thirri dhe aktivizoi specialistë të vjetër e midis tyre, Ndoc Gjelluci, Rudolf Bumçi, Anastas Qëndro, Avdulla Hoxha, Stefan Maliko, Osman Goga, Nazmi Mezini, Qemal Braka, Pali Carapuli, Mikel Nonaj, Stavri Çika, Rrapo Gjermeni, Gaz Mazi, etj
Nën drejtimin kapitenit të parë të marinës Abdi MATI, për disa muaj u punua për nxjerrjen nga uji të dy motskafeve të mbytur. Më 15 gusht 1945 u bë përurimi i hedhjes në ujë të dy motoskafeve trofe të riparuar me numër bordi MS-10 dhe MS-12. Motoskafët u armatosën me mitraloz të lehtë dhe filluan kryerjen e detyrave të patrullimit e ruajtjes së ujerave bregdetare në Vlorë e Sarandë. Kjo ditë shënon edhe ditën e ringritjes së Marinës Luftarake Shqiptare. Në vartësi të Seksionit të Marinës do të ishin kapiteneritë e Porteve Shkodër, Durrës, Vlorë dhe Sarandë të krijuara në 3 prill 1945, portet dhe kantieri detar. Marina Luftarake Shqiptare ishte një institucion i unifikuari të gjithë infrastrukturës brengetare kombëtare.
Kapiten i parë i marinës Abdi Mati ishte një oficer marine kariere, edukuar në Akademinë Detare të Livornos (1936-1939), Itali, kishte shërbyer për pak kohë në Marinën Mbetërore Italiane dhe një partizan i Luftës Nacional-Çlirimtare, deri në Komandant Batalioni të Tretë në Brigadën e Tretë Sulmuese të LANÇ. Kapiten i parë i marinës Abdi MATI do të shërbente në Forcën Detare për 28-vitet e ardhëshme, nga të cilat 25 vjet komandant i saj, deri në gradën e kundëradmiralit.
Marrë nga Gazmend Arifi, profili në FaceBook. /InforCulture.info