Nga Agron Islami
Sulltan Mehmet Fatihu, i cili konsiderohet si njëri nga komandantët më të suksesshëm në historinë e Mesjetës, afër vetes mbante pashallarë të suksesshëm, e që disa prej tyre ishin shqiptar. Njëri nga ta është edhe Gedik Ahmed Pasha me prejardhje nga fshatrat e Vranjes së sotme, i cili shpëtoi Hanin e Krimesë, Mengli Giraj që kishte rënë në burgun e Gjenovezëve, kur ky i fundit kërkoi ndihmën e Sulltan Mehmet Fatihut, të cilin e quante “vëlla” Sulltan. Me këtë rast më 1475, Sulltan Mehmeti i dytë dërgoi flotën detare më në krye me admiralin shqiptar Gedik Ahmet Pashën. Me çrast, admirali përveç që shpëtoi Hanin e Krimesë nga burgu arriti që të aneksoj Azovin, Sudakun dhe Caffa-në të cilat ishin nën administrimin Gjenovezë. Njëherësh kjo ishte edhe iniciativa e pare osmane për ta kthyer Detin e Zi në sundimin osman.
Ne foto: nje gravur e Kefe-së gjatë shek. XVIII.