“Bukuria mund t’u shpëtojë nga Covid”. Kështu kanë thënë një grup shkencëtarësh të cilët kanë arritur në përfundimin se sa më tërheqës të jeni, aq më i fortë është edhe imuniteti juaj. Sipas kësaj teorie njerëzit “e bukur” kanë më pak gjasa për t’u infektuar me Covid. Teoria u testua në një grup pjesëmarrësish, shkruan “The Sun”.about:blank

Studiuesit morën fotografi dhe teste gjaku të 79 grave dhe 80 burrave në Universitetin Kristian të Teksasit. Më pas, 492 vullnetarëve të tjerë iu kërkua të vlerësonin fizionominë e fytyrës së pjesëmarrësve bazuar në fotot e tyre.

“Karakteristika të tilla si lëkura e pastër, mollëzat e spikatura, sytë e shndritshëm dhe buzët e plota e të kuqe janë konsideruar tërheqëse gjatë gjithë historisë së regjistruar njerëzore”, thuhet në gazetën e botuar nga “Proceedings of the Royal Society B”. Studimi zbuloi se nga mostrat e gjakut, u arrit në konkluzionin se pjesëmarrësit më tërheqës kishin imunitet të lartë.

Shkencëtarët thanë se tiparet e fytyrës që konsiderohen tërheqëse, mund të jenë në fakt tregues të shëndetit të mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here