MOKER
Mbasi degjuam deshirat, leme menjan çdo mosmarrveshje, hakmarrje, grindje, as meri gjaku, do te zbulojme çdo vjedhje, mashtrim dhe ne emer te Ballit Kombetar qe perfaqeson deshiren e mbare popullit Shqiptar Betohemi se do ti sherbejme besnikerisht çeshtjes Shqiptare, duke dhene gjakun dhe pasurine tone po ta lypi nevoja dhe nuk do ti shmangemi detyres si luftetare deri sa Atdheu te jete liruar e te mos kete ma nevoj prej nesh.
Gjithashtu betohemi se do te punojme me drejtesi dhe me nder dhe nuk do te lejojme qe shoket te dredhojne ose te bishnojne keto masa qe jane per shpetimin e vendit
Perfaqesuesit e Mokres
Shqipnija e Shqiptareve – Vdekja e Tradhetareve
Proçes – Verbal
Lidhje Nr. ( VI )
Sot me daten 29 Gusht 1943, ne vendin Slabinje nen Kryesine e Komandantit Ushtarak te Prefektures se Korçes ne perfaqesuesit e Mokres ne baze te kerkesave urgjente per rregullimin me te plote te vendit qe ti pergjigjemi su duhet luftes qe ben me rembim dhe terbim populli Shqiptar vendosi:
I) zgjedhjen e Z. Toger Nuri Muharremit per Komandant Ushtarak te Mokres.
2) Zgjedhjen e dy krye Komandateve te çetave;
a. Z. Tele Baçi per merita te shquara patriotizmi dhe si i pari ne luften shpetimtare , per Mokren e Siperme dhe duke patur si nen/ komandant Z . Haki Sadikun.
b). Z. Hasan Cela si kryetar komandant i cetave per Mokren e poshteme tue pas si nen/ komandant Z. Xheladin Çelen.
3). Si perfaqesues politik vazhdon te jete Z. Baki Bregu per Mokren.
4). Z. Tele Baçi me pelqimin e plote te popullit zgjodhi si komandant çetash te poshte shenuarit;
Alu Osmani, isa Baçi, Shaban Mersini, Petrika Llazari, Rushan Jaupi, Halim Dauti , Fetah Demiri, Xhafer Nexhipi, Izet Sali.
5). Z. Hasan Cela ka zgjedhur.
Alush Çela, Sabri Rakip, Beqir Serjani, Isa Selimin Bexhet Idrizi, Belhul Isen, Shefki Kreka, Rexhep Kol Gega, Mehmet Kreka, Beqir Ago, Nurke Mokrari.
6). Mbasi degjuam deshirat e qendres se organizates betohen se:
a). Leme menjane deri ne çlirimin e Shqiperise çdo mosmarrveshje, as meri gjaku dhe hakmarrje per ta bam ma te vlefshme dhe me te forte luften tone kundra pushtuesit.
b). Do te zbulojme vete çdo vjedhje ose mashtrim tjeter dhe do tja dergijme keshillit te vendit per te marre masat e ligjeshme.
7). Qysh sot dekllarohemi ushtare dhe i shtrohemi ligjeve dhe rregullave ushtarake gjithashtu edje urdhenave te komandanteve perkates.
8). Ne emer te Ballit Kombetar deshiren e mbare popullit Shqiptar betohemi se do sherbejme besnikerisht çeshtjes shqiptare duke dhene gjakun dhe pasurine tone po ta lypi nevoja dhe nuk do ti shmangemi detyres si luftetare derisa atdheu te jete liruare e te mos kete me nevoje.
Gjithashtu betohemi se do te punojme me drejtesi dhe me nder dhe nuk do te lejojme qe shoket te dredhojne ose te bishnojne keto masa qe jane per shpetimin e vendit.
Perfaqesuesit e Mokres.
Tele Baci
Haki Sadiku
Isa Baçi
Teki Hodo
Hysen Shahini
Shaban Mersini
Mersin Tasho
Hasan Çela
Petrika Llazari
Zyfer Tefik
Beqir Serjan
Hamdi Fetah
Ilam Emini
Te firmuar prej vet tyre.