Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar foton e rrallë të faqes së parë të revistës “Përparimi” se si njoftohej në New York lajmi për ndarjen nga jeta të Ismail Qemalit. “Kështu e lajmëronte revista “Përparimi”, që dilte në Nju-Jork, vdekjen e Ismail Qemal Vlorës në numrin nr.8, shkurt 1919. Revista kishte si editor e menaxher Vangjel Nasen dhe si sekretar Zenel Drizdarin” shkruan Dervishi.

Në atë kohë nga mjekët italianë u fol për një vdekje si pasojë e hemorragjisë cerebrale, por dyshime të forta hidhen se ai u helmua.
Rreth një vit pas aktit historik të shpalljes së pavarësisë dhe ngritjes së flamurit në Vlorë, Ismail bej Vlora do të dorëhiqej si kryetar i qeverisë së përkohshme shqiptare të dalë nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës më 28 Nëntor 1912, duke u larguar nga Shqipëria.
Qëllimi i tij, ishte të vijonte misionin për njohjen e Shqipërisë nga fuqitë e mëdha tashmë si një shtet i pavarur. Shqiptarët do të mësonin lajmin tronditës për vdekjen e Plakut te pavarësisë në Peruggia të Italisë më 24 janar të vitit 1919.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here