6.1 C
Pristina
Tuesday, January 25, 2022
Home KËSHILLA Si ndikon mjalta në organizëm tek diabetikët

Si ndikon mjalta në organizëm tek diabetikët

Mjalti është ëmbëltuesi më natyral dhe më i shëndetshëm i natyrës.

Ai i është përdorur për qindra e mijëra vite.

Në thelb, mjalti është sheqer e kjo i shtyn disa njerëz, veçanërisht diabetikët, të qëndrojnë larg tij.

Mjalti ka në përmbajtjen e tij ujë por edhe sasi të vogla të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve.

Kjo përmbajtje është e gjitha në varësi të llojit të mjaltit.

Si ndikon mjalti tek niveli i sheqerit në gjak dhe insulina

Ndikimi i mjaltit në nivelin e sheqerit në gjak është më pozitiv se ai i sheqerit.

Sipas studimeve, 60 minuta pas konsumit të mjaltit, niveli i sheqerit në gjak bie më shpejt se pas konsumit të sheqerit.

Shkencëtarët zbuluan se ndikimi i mjaltit në nivelin e sheqerit në gjak ishte shumë herë më i vogël se ai i sheqerit.

Për pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 1, ndikimi i mjaltit në sheqerin në gjak ishte shumë herë më i ulët.

Përfshirja e mjaltit në regjimin ushqimor të një diabetiku, përmirëson nivelet afat shkurtëra të sheqerit në gjak.

Megjithatë, në rast se një diabetik konsumon edhe mjaltë edhe sheqer, nivelet afatgjata të sheqerit në gjak rriten.

Mjalti me ngjyrë të errët, siç është mjalti i gështenjës, është një burim i mirë antioksidantësh të cilët e mbrojnë trupin nga sëmundjet.

Në çdo rast në varësi të medikamenteve që merrni ju këshillohet të mos e teproni me sasinë.

Gjysmë luge çaji me mjaltë mund ta përzieni me kos ose me kanellë, ose në çaj.

Mbi të gjitha është mirë të konsultoheni me mjekun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Do habiteni/Receta që mban zemrën e shëndetshme

Limoni dhe hudhra përdoren zakonisht për të marinuar mishin ose për t’i shtuar më shumë shije sallatës. Por duket...

Nën këmbët tona, shkencëtarët zbulojnë shenja të një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës

Shkencëtarë kanë zbuluar shenja të një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës. Duke folur për këtë zbulim ata janë shprehur se...

“Gjuha shqipe është më e vjetër se greqishtja dhe latinishtja”

Në librin “Etnologjia e Shqiptarëve” , Kristo Frashëri na e paraqet zbërthimin që Sami Frashëri i kishte bërë...

Darka e Lamës!

Siç dihet nga e kaluara jonë e lashtë ndër vite, shqiptarët kanë trashëguar doke dhe tradita të sakrifikimit, përkujtimit, gëzimit dhe falenderimit.

Recent Comments