Prizreni dhe Shkodra një hartë të moçme venedikase: Një kopje e Gjeografisë ose Kozmografisë së gjeografit dhe historianit të madh të antikitetit (Claudius Ptolemaeus, rreth 100 – rreth 170 të erës sonë) ruhet në Muzeun e Amsterdamit. Sipas profesorit të Univeristetit të Zares, Prof. emeritus, Akademik Mithad Kozličić, harta mund të jetë shtypur gjatë shekujve XVI-XVIII, meqë para shekujve në fjalë nuk kishte harta të tilla të shtypura. Është e qartë se kemi të bëjmë me një hartë që pasqyron zotërimet venedikase në Adriatik (Golfe de Venese) dhe në prapatokën e Ballkanit dhe Apenineve para dyndjeve osmane. Në këtë hartë mund të gjejmë edhe disa qytete treva arbërore. Mes tyre janë Prizreni (Prisno), Shkodra (Scutari), Alesio (Lezha), Vlora (La Talone) dhe Berati (Beograd), Muzachio (Muzaka), Epiro (Epiri), etj.!

Marrë nga Jahja Drancolli, profili në FaceBook. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here