Sa shpesh i drejtoheni Google? Çdo ditë? Shumë herë në ditë? Kur bëhet fjalë për të gjetur atë që dëshironi, disa truke e bëjnë punën të lehtë. Këtu janë 10 këshilla që duhet t’i dini me patjetër.
- Filtro rezultatet e kërkimit sipas datës
Le të themi se jeni duke hulumtuar dhe dëshironi të gjeni vetëm rezultate nga pesë vitet e fundit. Nëse filtroni sipas datës, mund të siguroheni që linqet e vjetra të mos bllokojnë rezultatet e kërkimit tuaj.
- Përjashtoni fjalë kyçe që nuk ju nevojiten
Është e bezdisshme kur je duke kërkuar për një gjë, dhe rezultatet për një tjetër vazhdojnë të dalin. Me këtë truk, ju mund të përjashtoni fjalë kyçe që nuk ju nevojiten.
- Kërkoni për skedarë
Shkruani llojin e skedarit: në fillim të kërkimit tuaj nëse jeni duke kërkuar për një spreadsheet, PDF ose një dokument tjetër. Për shembull, nëse doni PDF, shkruani filetype:pdf në kërkim, së bashku me fjalën tuaj kyçe. Kjo këshillë është e dobishme nëse po kërkoni edhe lloje të tjera skedarësh.
- Provoni kërkimin e avancuar
Të gjithë e dinë se si të bëjnë një kërkim të rregullt në Google. Por shume njerëz preferojnë funksionin e kërkimit të avancuar, i cili ju ndihmon të rafinoni rezultatet tuaja. Mund të gjeni faqe interneti me fjalë specifike, fraza të sakta, numra, gjuhë dhe rajone.
- Metoda të shpejta dhe të lehta kërkimi
Nëse nuk ju nevojiten të gjithë filtrat me Kërkim të Avancuar, mund të përdorni disa shkurtore për kërkime të rregullta. Vendosni @ përpara një fjale për të kërkuar në rrjetet sociale, ose shtoni # përpara për të kërkuar hashtags. Përdorni * në vend të një fjale të panjohur.
- Kryeni dy kërkime në të njëjtën kohë
Shumica prej nesh kanë menduar ndonjëherë të kërkojnë vetëm një term kërkimi në të njëjtën kohë; së pari, ne kërkojmë “Parisin”, pastaj kërkojmë “Historinë e Aviacionit”. Nëse nuk jeni plotësisht të sigurt se çfarë po kërkoni, Google mund të kombinojë kërkimet. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të shtoni termat e kërkimit dhe t’i ndani ato me “dhe” ose “ose”. /abcnews.al