Sa shpesh i drejtoheni Google? Çdo ditë? Shumë herë në ditë? Kur bëhet fjalë për të gjetur atë që dëshironi, disa truke e bëjnë punën të lehtë. Këtu janë 10 këshilla që duhet t’i dini me patjetër.

  1. Filtro rezultatet e kërkimit sipas datës

Le të themi se jeni duke hulumtuar dhe dëshironi të gjeni vetëm rezultate nga pesë vitet e fundit. Nëse filtroni sipas datës, mund të siguroheni që linqet e vjetra të mos bllokojnë rezultatet e kërkimit tuaj.

  1. Përjashtoni fjalë kyçe që nuk ju nevojiten

Është e bezdisshme kur je duke kërkuar për një gjë, dhe rezultatet për një tjetër vazhdojnë të dalin. Me këtë truk, ju mund të përjashtoni fjalë kyçe që nuk ju nevojiten.

  1. Kërkoni për skedarë

Shkruani llojin e skedarit: në fillim të kërkimit tuaj nëse jeni duke kërkuar për një spreadsheet, PDF ose një dokument tjetër. Për shembull, nëse doni PDF, shkruani filetype:pdf në kërkim, së bashku me fjalën tuaj kyçe. Kjo këshillë është e dobishme nëse po kërkoni edhe lloje të tjera skedarësh.

  1. Provoni kërkimin e avancuar

Të gjithë e dinë se si të bëjnë një kërkim të rregullt në Google. Por shume njerëz preferojnë funksionin e kërkimit të avancuar, i cili ju ndihmon të rafinoni rezultatet tuaja. Mund të gjeni faqe interneti me fjalë specifike, fraza të sakta, numra, gjuhë dhe rajone.

  1. Metoda të shpejta dhe të lehta kërkimi

Nëse nuk ju nevojiten të gjithë filtrat me Kërkim të Avancuar, mund të përdorni disa shkurtore për kërkime të rregullta. Vendosni @ përpara një fjale për të kërkuar në rrjetet sociale, ose shtoni # përpara për të kërkuar hashtags. Përdorni * në vend të një fjale të panjohur.

  1. Kryeni dy kërkime në të njëjtën kohë

Shumica prej nesh kanë menduar ndonjëherë të kërkojnë vetëm një term kërkimi në të njëjtën kohë; së pari, ne kërkojmë “Parisin”, pastaj kërkojmë “Historinë e Aviacionit”. Nëse nuk jeni plotësisht të sigurt se çfarë po kërkoni, Google mund të kombinojë kërkimet. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të shtoni termat e kërkimit dhe t’i ndani ato me “dhe” ose “ose”. /abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here