Bateria e celularit që do të riparohej, shpërtheu si bombë në një dyqan të Gaziantepit të Turqisë.

Në lagjen Sahinbey të Gaziantepit, bateria e celularit, e cila ngrohej për t’i riparuar ekranin, shpërtheu si një bombë.

Celulari, i cili u kthye në një top zjarri, ra mbi Mehmet Ali Karin, i cili në atë kohë po riparonte një tjetër telefon.Mehmet Ali Kar, i cili po tentonte të hiqte celularin e djegur, ka mbetur i plagosur lehtë në këmbë.

Kamerat kanë regjistruar momentin dhe është pasqyruar ngjarja.

Ndryshe, pas shpërthimit telefoni i mençur u bë i papërdorshëm. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here