Ujku është vështirë i trajnueshëm dhe kurrë nuk e humb ndjenjën e egërsisë pavarësisht se është gjenetikisht i ngjashëm me qenin. Hulumtimet e reja në këtë fushë na tregojnë se pse ujku mbetet gjithmonë i egër ndërsa i qeni është shumë i dashur dhe besnik ndaj njeriut. Çështja në atë se pse qeni mund të trajnohet dhe ujku jo qëndron në faktin se si ata i qasen botës së tyre.
Biologia e evolucionit Kathryn Lord së bashku me kolegët e sajë në Universitetin Massachusetts, zbuluan se të vëgjlit e ujkut janë ende të verbër dhe të shurdhër kur fillojnë të ecin dhe ta eksplorojnë ambientin në moshën 2 javore.
“Më parë nuk ka qenë e njohur, se kur ujqit e vegjël fillojnë ta eksplorojnë botën e tyre ata janë të verbër dhe të shurdhër dhe mbështeten në të nuhaturin e tyre. Kur ujqit e vegjël fillojnë të dëgjojnë për herë të parë, fillimisht ata frikësohen nga zërat që dëgjojnë, për më tepër kur ata fillojnë të shohin për herë të parë ata gjithashtu janë të frikësuar nga stimulimet në tru prej pamjeve vizuale”.
Qentë e vegjël, për dallim nga ujqit e vegjël fillojnë të ecin dhe eksplorojnë botën pasi që tri ndjenjat: të nuhaturit, të dëgjuarit dhe të pamurit, janë tërësisht funksionale. Në vend se të ndjejnë frikë, qentë e vegjël fillojnë eksplorimin e aveturave të reja.
“Është me të vërtetë befasuese se sa të ndryshëm janë qentë dhe ujqit në moshën e re, duke e marrë parasyshë se sa të ngjashëm gjenetikish ata jan. Një qenë i vogël në moshën 2 javore thjeshtë nuk mund që të lëvizë dhe të ecë nëpër tokë, por ujku i vogël është eksplorues aktiv. Ai ecë me një balancë të mirë dhe fillon të ngjitet nëpër kodra dhe përpjetëze të ndryshme.”
Për shkak të shoqërimit të tij me njeriun, qeni e ka më të lehtë të rritet pasi që ka një fillim të jetës nën përkujdesjen e njeriut. Qentë e vegjël kanë kohë që të piqen dhe të zhvilliohen nën një përkujdesje të vazhdueshme. Ujku, në anën tjetër, që në vegjëli përballet me grabitqarë të ndryshëm dhe duhet ti lëvizë këmbët që ti ikë rreziqeve.
Nga pikëpamja e gjeneve, dallimi në mes ujkut dhe qenit nuk qëndron në vetë gjenin, por në momentin kur gjeni aktivizohet. Nëse dëshironi që ta shoqëroni një qen të moshës 4-8 javore me një njeri apo një kalë, e tëra qka nëvojitet janë 90 minuta kohë që ti prezantoheni njëri tjetrit. Pas këtij intervali kohorë qeni nuk do të frikësohet më nga njeriu. Por për një ujk të vogël, që t’ia largojmë tërësisht frikën nevojiten 24 orë kontakt me të para se ati ti mbushë 3 javë të jetës së tij. Por edhe pas kësajë përpjekje ujkut të vogël nuk i largohet frika tërësisht, dhe edhe pse mund të duket i zbutur ai prap se prap e ruan ndjenjën e egërsisë në vetën e tij./Shqip science/S

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here