Daut Dauti

Ish i fortë si guri – thot një fjalë e jona popullore. Një fjalë tjetër që mëton t’a paraqes njeriun që nuk e kaplojnë emocionet, thot: E kish zemrën e gurit. Dmth asgjë nuk është më i fortë se guri. Në fakt kjo nuk është e vërtetë. Këtë e vërteton edhe kjo fotografi ku shihet ‘Guri Kannesteinen’, i cili gjendet diku në bregdetin e Norvegjisë.
Kannesteinen dikur ka qenë i rrumbullakët, por me kalimin e kohës, me mijëra vite, uji e ka gërryer dhe i ka dhënë formë te këpurdhës. Pra, fuqia këtu është uji e jo guri. Guri nuk ka mundësi t’i bëjë asgjë ujit. Uji e gërryen gurin duke e ledhatuar.
Uji është i fuqishëm për shkak se lëvizë kurse e meta e gurit për shkak se është statik. Uji që lëvizë është edhe i pastër dhe për këtë arsye themi se është i pijshëm. Pra, këtu lëvizja është e rëndësishme e jo përbërja e materies. Simbolikë që na hynë në punë.
Ndoshta duhet t’i ndërrojmë thëniet dhe të themi se ‘ish i fortë si uji’ dhe filani e kish ‘zemrën e ujit’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here