Themeluesi dhe njëherit drejtori ekzekutiv i kompanisë amerikane Tesla, Elon Musk, ka zbuluar prioritetet e kompanisë për këtë vit.
Ajo çfarë është interesant në fokus nuk do të jenë veturat, por zhvillimi i robotit humanoid që do të jetë pjesë e projektit Optimus.
Musk e ka përshkruar projektin si shumë të rëndësishëm. Bëhet fjalë për robotin që për herë të parë u prezantua në gusht të vitit të kaluar, e është i gjatë 1,7 metra dhe peshon 57 kilogramë.
Emri i robotit është Tesla Bot i bazuar në teknologjinë e njëjtë të inteligjencës artificiale, që përdor softueri i Tesla për asistim gjatë vozitjes.
Qëllimi është që roboti Tesla Boty të kryej punë të ndryshme fizike, duke zëvendësuar njerëzit. Prototipi i robotit pritet të jetë i qasshëm gjatë këtij viti.