Pamjet interesante tregojnë momentin kur një zhytëse ndeshet me një krijesë ‘fantazmë’me formë si ngjala që është pothuajse tërësisht transparente.
Sipas medieve të huaja, bisha e çuditshme e detit është vërejtur nga Amy Wainman, 36-vjeçare pranë qytetit Simon afër Cape Town në Afrikë të Jugut.
Zhytësja tha se krijesa ‘e mahnitshme, magjike’ nuk ngjante me asgjë që kishte parë ndonjëherë më parë.
“Kur e pashë për herë të parë, pothuajse dukej si një plastikë lundruese”, tha ajo. Por më pas filloi të notonte. Ishte si një shirit i qartë që kërcente.