Një robot i stilit Iron Man është krijuar për të ndihmuar gjatë fatkeqësive natyrore duke ecur nëpër rrënoja dhe duke përdorur çantën e shpinës së tij shtytëse për të fluturuar mbi terrene të vështira.

Roboti, i quajtur iCub, është zhvilluar nga ekspertë në Istituto Italiano di Tecnologia (IIT) në Genova, Itali.

Sistemet robotike në pëllëmbët e iCub do ta lejojnë atë të kontrollojë fuqinë dhe drejtimin ndërsa fluturon në ajër duke përdorur raketa shtytëse.

Madhësia modeste e iCub – vetëm 1 metër dhe aftësitë shtytëse do ta lejojnë atë të arrijë pika ku njerëzit ose dronët nuk mund të arrijnë në kërkim të të mbijetuarve njerëzorë.

Të kujton ‘armaturën’ e Iron Man të veshur nga personazhi i Marvel Comics, Tony Stark.

Sipas ekspertëve në IIT, fusha e robotikës ende mbetet prapa për sa i përket ofrimit të zgjidhjeve të përballueshme për skenarët e fatkeqësive.

“Çdo vit, rreth 300 fatkeqësi natyrore vrasin rreth 90,000 njerëz dhe prekin 160 milionë njerëz në mbarë botën”, thuhet në faqen e internetit të institutit.

‘Fatkeqësisht, robotika ende mbetet prapa për të ofruar zgjidhje të përballueshme në këto skenarë fatkeqësish’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here