Arkivat Shqiptare kanë sjellë në kujtesë opingëpunues të Pazarit të famshëm të Shkodrës, një mall që, siç thuhet, shkonte denë Gr
eqi te përdoruesit arvanitas.
“Ja ku jemi sërish në Pazarin e Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga.
Ae dini se këto lloj këpucësh sipas dëshmive më të hershme arkeologjike u përkasin shek V-IV p.e.s dhe tregojnë se kanë qenë element i kulturës ilire, sepse dalloheshin nga sandalet e tipit klasik greko-romak dhe më vonë nga llaptiet e sllavëve. Dëshmi të mëvonshme janë te shek XVI në disa vepra të Onufrit.
Visheshin nga shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Greqi (arvanitasit) dhe fshatrat arbëreshë të Italisë. Ka disa forma të punimit të tyre.
Më të thjeshtat bëheshin prej një cope të vetme lëkure në trajtë katërkëndëshi kënddrejtë, buzët e së rudheshin me retra lëkure duke u afruar pas këmbës e pastaj shtrëngoheshin me gjalma prej leshi.
Ndër variantet e tjera të punimit të opingave dallohen: opinga lope, me retra, me gjuhëzë, opinga me përkresa, me tufëza, me xhufka, opinga me prroqe e të tjera”, shkruhet nga Arkiva Shqiptare. /tesheshi.com/