6.1 C
Pristina
Sunday, May 22, 2022
Home KËSHILLA Kujdes! Nëse shihni diçka të tillë në gojën tuaj, vraponi te mjeku

Kujdes! Nëse shihni diçka të tillë në gojën tuaj, vraponi te mjeku

Kanceri oral shfaqet si një plagë në gojë që përhapet në buzë, gjuhë, faqe, sinuse dhe faring (fyt). Nëse nuk diagnostikohet dhe trajtohet herët, kanceri oral mund të jetë fatal.

Simptomat më të zakonshme të kancerit oral përfshijnë:

Gunga në buzë, mishrat e dhëmbëve ose zona të tjera brenda gojës

Gjakderdhje e pashpjegueshme në gojë dhe mpirje

Dhimbje të forta në çdo pjesë të fytyrës, gojës ose qafës

Plagë të vazhdueshme në fytyrë, fyt ose gojë që rrjedhin gjak dhe nuk shërohen brenda dy javësh

Vështirësi në përtypje ose gëlltitje ose të folur

Ngjirrje e zërit, dhimbje të fytit ose ndonjë ndryshim në zë

Dhimbje veshi

Humbje peshe dramatike

Nëse vëreni ndonjë nga këto ndryshime, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj. Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, meshkujt kanë dy herë më shumë gjasa të zhvillojnë kancer oral.

Faktorët e rrezikut janë:

Pirja e duhanit: Duhanpirësit kanë gjashtë herë më shumë gjasa se jo duhanpirësit për të zhvilluar një formë të kancerit oral.

Konsumimi i tepërt i alkoolit: Kanceri i gojës është rreth gjashtë herë më i zakonshëm tek ata që pinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Kapedani i Mirditës Llesh Lleshi i Gjonmarkajve, siç njihet ndryshe Lleshi i Zi

Kapedani i Mirditës Llesh Lleshi i Gjonmarkajve ose siç njihet ndryshe Lleshi i Zi jetoi gjatë shekullit XVIII-XIX, nofkën "i Zi" ai...

“Amerika e ka për detyrë të pranojë thirrjen e shqiptarëve,..” Woodrow Wilson

Woodrow Wilson President i SHBA-së më 1913-1921 “Amerika e ka për detyrë të pranojë thirrjen e shqiptarëve,të cilët kërkojnë...

NASA: Qielli është shumë më afër

Yjet e portretizuara në imazhet e para testuese të kapura nga teleskopi hapësinor James Webb pas përfundimit të shtrirjes së pasqyrës shkëlqejnë...

Stamboul (1883)- Si u prit emërimi i Naim Frashërit si inspektor i shkollave greke?

Naim Frashëri (1846 – 1900) Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Prill 2022 “Stamboul” ka botuar,...

Recent Comments