Efektet anësore pas trajtimit me placebo janë të zakonshme në provat e kontrolluara të rastësishme.
Sipas një studimi të ri që përfshin mbi 45,000 pacientë, shumica e efekteve anësore që njerëzit përjetuan pas vaksinimit kundër Covid19 mund të jenë për shkak të efektit nocebo.
Efekti nocebo është paksa si efekti i placebos “binjak i keq”, i cili ndodh kur pacientët përjetojnë efekte anësore negative nga trajtimet sepse e presin atë, shkruan Science alert.
Në një meta-analizë të 12 sprovave klinike të rastësishme, të kontrolluara nga placebo, një ekip studiuesish në Qendrën Mjekësore Beth Israel Deaconess (BIDMC) në Boston zbuloi se deri në 64 për qind të efekteve anësore mund t’i atribuohen këtij lloji të brengosjes.
“Ngjarjet anësore pas trajtimit me placebo janë të zakonshme në provat e kontrolluara të rastësishme,” thotë studiuesja e placebos Julia Has nga BIDMC.
Mbledhja e provave sistematike në lidhje me këto nocebo përgjigje në provat e vaksinave është e rëndësishme për vaksinimin kundër Covid në mbarë botën, veçanërisht pasi shqetësimi për efektet anësore thuhet se është një arsye për hezitim kur bëhet fjalë për vaksinimi