Jakob Nacken besohet të ketë qenë ushtari më i gjatë që ka luftuar në Luftën e Dytë Botërore. Kur u rekrutua në moshën 36-vjeçare në vitin 1939 me gjatësinë 221 cm, ai ishte ushtari më i gjatë në Ushtrinë Gjermane.
Në gusht 1944, formacioni ku bënte pjesë Jakob Nacken së bashku me 250 ushtarë gjermanë që u kapën në Calais, Francë nga një trupë prej shtatë ushtarësh kanadezë të udhëhequr nga nëntetari Bob Roberts, 160 cm. Nacken e kaloi pjesën tjetër të Luftës së Dytë Botërore në Angli si i burgosur lufte.
Para luftës, Nacken konsiderohej njeriu më i gjatë në botë dhe ai kishte udhëtuar nëpër botë duke performuar në cirqe dhe evente përfshirë Panairin Botëror të Nju Jorkut të vitit 1939. Ai shpesh performonte me emrat “Gjigandi nga Rhineland” dhe “Uranus”.
Jakob Nacken lindi në Düsseldorf, Gjermani, më 15 shkurt 1906. Të dy prindërit e tij ishin 188 cm. Motra e tij Josephine ishte 188 cm e gjatë; vëllai i tij dy vjet më i vogël Wilhelm gjithashtu 188 cm i gjatë; vëllai tjetër i tij, i cili ishte tetë vjet më i madh se Nacken, ishte 201 cm.
Në dhjetor 1950, Nacken do të kthehej në Shtetet e Bashkuara sepse donte të largohej nga Gjermania e pasluftës. Nacken dhe gruaja e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara pranë motrës, e cila jetonte në Paterson, Nju Xhersi.
Ai shpesh punonte si Santa i Krishtlindjeve dhe gjithashtu performonte në Ripley Believe It or Not! si njeriu më i gjatë në botë me shfaqjen e tij të fundit në vitin 1959. Më vonë, Jakob Nacken u kthye në Gjermani dhe vdiq në mars 1987 në moshën 81-vjeçare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here