Në kërkimin e jetës përtej Tokës, roveri Curiosity i NASA-s ka qenë në një mision gati dhjetëvjeçar për të përcaktuar nëse Marsi ka qenë ndonjëherë i banueshëm për organizmat e gjallë.

Roveri ka zbuluar karbon që mund të hedhë dritë mbi të kaluarën e planetit. Shkencëtarët ekzaminuan mostrat e mbledhura nga gjashtë zona të ndryshme në Kraterin Gale.

Karboni ka dy izotope të qëndrueshme, 12 dhe 13, dhe shkencëtarët donin të dinin se sa prej tyre ishte i pranishëm në mostra.

Prof. Christopher House i Universitetit Penn State, autori kryesor i studimit, tha se mostrat e varfëruara nga karboni 13 janë të ngjashme me mostrat e gjetura nga sedimentet 2.7 miliardë vjeçare në Australi.

Për këtë zbulim ka tre shpjegime të mundshme. Origjina e karbonit ka të ngjarë të jetë për shkak të pluhurit kozmik, degradimit ultravjollcë të dioksidit të karbonit ose degradimit ultravjollcë të metanit të prodhuar biologjikisht. Por cilido qoftë shpjegimi, këto procese nuk ngjajnë me çdo gjë që ndodh zakonisht në Tokë, thonë shkencëtarët. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here