“-Dushan Mugosha, Enver Hoxha dhe Miladin Popoviçi në vitin 1942 në Labinot
Pas emrave të klasikëve të marksizëm-leninizmit, në një masë jo të vogël është vendosur te shqiptarët edhe emri i të dërguarit jugosllav, Miladin Popoviç. Emri i eprorit të Enver Hoxhës është përdorur në dy forma, “Meladin” dhe “Miladin”, sepse edhe në atë kohë kështu përdorej në formë dialektore.
Miladin Popoviçi erdhi fillimisht i burgosur në Shqipëri në burgun e Elbasanit në korrik 1941, për t’u internuar më pas në gjendje të lirë në Peqin. Në tetor ai erdhi në Tiranë dhe në nëntor 1941 së bashku me Dushan Mugoshën formoi Partinë Komuniste të Shqipërisë, sipas formës dhe qëllimit që i desh qejfi.
Miladini drejtoi partinë dhe “luftën” deri kur u largua në shtator 1944, për t’ia lënë vendin Velimir Stojniçit, i cili formatoi organet e reja të pushtetit komunist të Shqipërisë.
Më poshtë, jepen emrat e personave që jetojnë me emrin Miladinit. Vetëm njërit prej tyre, nisur nga forma e rrallë, nuk i është censuruar mbiemri.
-Meladin Selfo S. (13.3.1944), Tragjas, Vlorë
-Meladin Gani K. (1951), Konispol
-Meladin Enver Ç. (1951), Kallarat, Vlorë
-Meladin Elmaz Rr. (1953), Tërbaç, Vlorë
-Meladin Hysen H. (1955), Damjanec, Korçë
-Meladin Syrja T. (1955), Berat
-Meladin Zyber Ç. (1981), Kavajë
-Meladin Nestret H. (1983), Grazhdan, Gramsh
-Meladin Emin Q. (1986), Kallarat, Vlorë
-Meladin Avni Askushaj (1995), Gjorm, Vlorë
-Meladin Zeqir M. (1997), Kostenjë, Librazhd
-Miladin Dhimitër L. (1948), Tiranë
-Miladin Ibish M. (1978), Kandër, Dibër
-Miladin Lekë V. (1979), Vermosh
-Miladin Arfi J. (1981), Krumë
-Miladin Safet S. (1982), Picar, Gjirokastër
-Miladin Qebir G. (1983), Gjirokastër
-Miladin Petraq F. (1983), Korçë
-Miladin Agim L. (1983), Fier
-Miladin Besurim Xh. (1986), Peshkopi
-Miladin Fatmir S. (1990), Tropojë
-Miladin Petrit H. (1992), Koçaj, Tiranë
-Miladin Qazim L. (1994), Ploshtan, Dibër
-Miladin Abaz K. (1995), Ceren, Dibër
-Miladin Lavdrim L. (2002), Shtiqën, Kukës”