Për një simptomë të panjohur të variantit shumë ngjitës “Omicron” paralajmërojnë shkencëtarët amerikanë, duke theksuar se është një shenjë paralajmëruese emergjente se pacienti ka nevojë për ndihmë mjekësore.

Në një kohë kur shumica e simptomave të mutacionit të Omicron janë të njohura për komunitetin mjekësor, Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ( CDC ) ka njoftuar se ka identifikuar një simptomë të re që nuk duhet të kalojë pa u vënë re.

Sipas CDC pacientët që ndjejnë se janë në  gjendje çorientimi, apo konfuzioni duhet të kërkojë ndihmën e specialistëve.

Gjithashtu  kushdo që ka vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi ose presion të vazhdueshëm në gjoks, është i përgjumur ose është i zbehtë në lëkurë dhe nëse  buzët ose thonjtë bëhen “blu”, duhet të vizitojë patjetër  një mjek, oranews.

Në njoftimin e saj, Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve arriti në përfundimin se ndjenja e konfuzionit është tashmë gjithnjë e më e zakonshme tek personat  që janë të infektuar me variantin “Omicron”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here