Javën e ardhshme tokës do ti afrohet një asteroid gjigant. NASA projekton që asteroidi, i quajtur 7482 (1994 PC1), do të fluturojë më 18 janar.

Madhësia e asteroidit thuhet se do të jetë afërsisht sa lartësia e ndërtesës më të madhe në botë, Empire State Builind të New Yorkut, shkruan Indeksonline.

Laboratori Jet i NASA-s vlerëson se asteroidi do të afrohet tek toka 1,231,184 milje.

Ky do të ishte asteroidi më i afërt me Tokën që nga 17 janari 1933. Parashikohet gjithashtu që asteroidi të kalojë përsëri pranë Tokës në korrik të këtij viti, megjithëse në një distancë shumë më të madhe.

Agjencia hapësinore ka monitoruar këtë asteroid të veçantë që kur u zbulua në gusht 1994, dhe e ka klasifikuar atë si një asteroid Apollo, që do të thotë se orbita e tij kalon atë të Tokës dhe ka boshte që janë pak më të mëdha./Indeksonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here