Në ditën e Çlirimit, që njëherësh është dhe dita kur komunistët morrën pushtetin në Shqipëri, nuk është e rrallë ajo që zakonisht ndodh tashmë në kushte demokracie; që të kujtohen pasojat e atij sistemi.

Gazetarja e njohur e dokoumentarëve dhe e shkrimeve arkivore, Admirina Peçi, solli një nga aktet e ulëta të komunistëve në kulturë: zhdukjen e biblikotekës së një personaliteti si Eqrem bej Vlora.

“A e dini se në bibliotekën personale të Eqrem bej Vlorës, deri ditën që erdhën në pushtet komunistët, kishte 40900 libra, mes tyre ekzemplarë të rrallë me vlera të jashtëzakonshme historike?

Veç tyre ne atë bibliotekë strehoheshin mbi 2000 doreshkrime të rralla mbi historinë e Shqipërisë dhe të familjes Vlora.

E gjithë kjo pasuri u zhduk, u tjetërsua, pa lënë gjurmë. Shtëpia u shndërrua nga komunistët në shtëpi kulture (në të vërtetë denigrim i kulturës).

Në vitin 1993, kur u kthyen nga internimi, në shtëpi, pasardhësit e Eqrem Bej Vlores gjeten të shkatërruar e të hedhur përtokë mobilien e bibliotekës se tij (sot, fatmirësisht e restauruar) dhe asnjë gjurmë nga librat, dorëshkrimet e rralla dhe fotografitë.

Me të drejtë, Ervin Vlora i bën thirrje drejtorit të Arkivit të Shtetit Ardit Bido që të ndërmarrë një aksion për gjetjen e këtyre thesareve.

Pyetja që pret përgjigje është: Ku janë librat, dorëshkrimet dhe reliket e rralla të Eqrem bej Vlorës?”, shkruan gazetarja e njohur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here