Një panel ndërkombëtar ekspertësh që mbikëqyrte restaurimin e Piramidave të Mëdha në Egjipt, vendos të braktisë teknikat moderne të ndërtimit, në favor të metodës së vjetër së përdorur nga egjiptianët e lashtë. Të vendosur në Giza jashtë Kajros, disa nga strukturat më të vjetra të ndërtuara nga njeriu, treguan shenja të rënda të rrënimit deri në fillim të viteve 1980.
Puna e suksesshme e riparimit filloi me Sfinksin 4.600-vjeçar në vitin 1981, por procesi u dëshmua të ishte shkatërrues, kur uji me çimenton moderne, shkaktoi çarje të mëdha tek gurët gëlqerorë të ngjitur me njëri-tjetrin.
Më 12 janar 1984, restauruesit ndaluan përdorimin e llaçit dhe filluan përdorimin e sistemit të blloqeve të ndërlidhur, të praktikuar edhe nga ndërtuesit e dikurshëm të piramidave. Nga ai moment, projekti vazhdoi normalisht. Egjiptianët e lashtë, ndërtuan gati 100 piramida gjatë një 1 mijëvjeçari, për të shërbyer si dhoma varrimit për mbretërit e tyre.
Ata besonin se ato lehtësonin kalimin e monarkëve në jetën e përtejme, dhe vendet-varrimet shërbyen si qendra të veprimtarisë fetare. Gjatë Mbretërisë së Vjetër, një periudhë e historisë egjiptiane që zgjati nga fundi i shekullit XXVI P.E.S deri në mesin e shekullit XXII P.E.S, egjiptianët ndërtuan piramidat e tyre më të mëdha.
Më e madhja, e njohur si Piramida e Madhe, u ndërtua nga faraoni Khufu, është e vetmja që përfshihet në “Shtatë mrekullitë e botës” së antikitetit që mbijeton ende sot. Piramida e Madhe u ndërtua me rreth 2.3 milionë blloqe gurui. Besohet se ndërtimi i saj zgjati 20 vjet, ku u angazhuan mbi 20.000 punëtorë. /Kalendari Enciklopedik Shqipëtar /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here